Kudret Cepele është një baba hero. 42 vjeçari kishte shkuar me familjen e tij për të pushuar në Plazhin e Pishporës në Vlorë, porse ndërroi sot jetë në mënyrë tragjike së bashku me vajzën e tij 15 vjeçare E. Cepele.Kudreti pa dy fëmijët e tij, djalë e vajzë të përpëliteshin në ujë dhe u hodh në det për ti shpëtuar.Arriti të nxjerrë në breg të birin, porse kur u rikthye sërish për të shpëtuar vajzën 15 vjeçare, nuk mundi t’ia dilte.Polumbarët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nxorën nga uji dy trupat e pajetë. /GazetaStart/