Konfirmohet njohja nga Republika Dominikane

Konfirmohet njohja nga Republika Dominikane

Në letër thuhet: «Qeveria e Republikës Domenikane, në bazë të autoritetit kushtetues dhe në pajtim me praktikat dhe normat ndërkombëtare për njohjen e shteteve është pajtuar ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës”.Republika Domenikane përgëzon autoritetet dhe popullin e Kosovës për të arriturat dhe krijimin e strukturave institucionale që i mundësuan popullit të Kosovës të ketë shtet Sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht.Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës thuhet se kjo ministri duke i shprehur mirënjohje institucioneve dhe popullit të Republikës Domenikane, do të punojë në intesifikimin e raporteve deri në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.Pacolli: Republika Dominikane e njohu KosovënKryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli konfirmoi të shtunën para mediave kosovare, se ka marrë notën zyrtare nga Republika Dominikane, për njohjen e Republikës së Kosovës, duke e shtuar, sipas tij, në 62 numrin e njohjeve. Pacolli i bëri këto komente në një video konferencë që ai e zhvilloi nga Lugano e Zvicrës, që u transmetua në selinë e AKR-së në Prishtinë.Pacolli javë më parë është pritur në nje takim nga Kryetari i Republikes Domenikane.Ai tha se notën zyrtare të njohjes së Kosovës e ka marrë mbrëmë nga diplomacia e Republikës Dominikane. Ndërkaq konfirmoi se letrën zyrtare ia ka dërguar edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës. Megjithatë këta të fundit akoma nuk e kanë konfirmuar letrën e njohjes.“Njohja nga Republika Dominikane është shumë me rëndësi pasi që vjen menjëherë pas fushatës në media të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic, i cili shpesh e ka theksuar se do të punojë në atë aspekt që të ndalë njohjet në Amerikën Qendrore për pavarësinë e Kosovës”, tha Pacolli. Ky është paralajmërim i dytë, brenda një kohë jo të gjatë, që Pacolli alarmon qytetarët dhe institucionet për njohje nga shtetet e botës. Ai kishte paralajmëruar njohjen në fillim të qershorit nga shteti i El Salvadorit, por kjo njohje nuk ka ndodhë deri më tani.Afaristi kosovar i angazhuar në politikë, Pacolli këmbëngul që njohja nga El Salvadori do të ndodhë shpejt, ndërsa pa adresë, fajësoi diplomacinë kosovare se po i bënë shantazh përpjekjeve të tij për njohje. Njohja nga El Salvadori është duke u vonuar edhe për një fakt tjetër, sepse dikush, sipas tij, i ka dërguar një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti, në të cilën ka shkruar se Behxhet Pacolli nuk është përfaqësues i shtetit të Kosovës.Kjo letër, siç tha ai në konferencën e të shtunës, ka krijuar huti tek autoritet e jashtme të El Salvadorit. Pacolli në fund përgëzoi qytetarët e Kosovës për njohjen e 62-të të shtetit kosovar, ndërsa tha se javën tjetër do të sjellë edhe njohje të reja, por nuk e specifikoi se nga cila pjesë e botës vijnë ato.