Zbulohen emrat, ja kush do jenë ministrat e qeverisë së re në Shqipëri

Zbulohen emrat, ja kush do jenë ministrat e qeverisë së re në Shqipëri

Katër ministritë që do të marrë LSI-ja dhe kush do të jenë ministrat e rinj të PD-së dhe ata që largohen. «Komandanti» i kabinetit të ri ekzekutiv do të jetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Dhe mësohet që zëvendëskryeministër do të bëhet ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Ndërkohë që katër portofola ministrorë t’ marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të qeverisë bashkë me Partinë Demokratike. Kështu, në krye të Ministrisë së Integrimit pritet të jetë përfaqësuesi i LSI-së, Edmond Haxhinasto; ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili; ministër i Energjetikës, Dritan Prifti; dhe në krye të Ministrisë së Brendshme do të vihet Sokol Dervishaj. Ndërkaq, që ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të udhëheqë Ministrinë e Jashtme, pasi në vendin e saj do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Tek Ministria e Financave, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Transporteve nuk do të ketë ndryshime, në krye të tyre do të jenë të njëjtët ministra që janë në qeverinë aktuale. Ndryshimet Duket se kabineti i ri qeveritar do të ketë shumë ndryshime si në përbërje ashtu edhe në format. Kështu, disa ministri janë ndarë për të formuar dy ministri të ndryshme. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ndarë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me në krye Majlinda Bregun, si edhe në Ministrinë e Turizmit me në krye Albana Vokshin. Gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të ndahet në Ministrinë e Ekonomisë me në krye Genc Rulin dhe në Ministrinë e Energjetikës të kryesuar nga Dritan Prifti. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes pritet të jetë Genc Pollo, i cili do të zërë vendin Gazmend Oketës dhe në Ministria e Arsimit pritet t’i jepet Myqerem Tafajt, një nga këshilltarët e Berishës për arsimin. Ministër i Punës dhe i Shanseve të Barabarta pritet të jetë Spiro Ksera dhe ministër Mjedisi, Fatmir Mediu. Ndërkohë që Ilir Rusmali do t’i rikthehet sërish Ministrisë së Drejtësisë.