BRUKSEL- Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia pa viza ne BE – Kosova, Shqipëria dhe Bosnja jashtë procesit

BRUKSEL- Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia pa viza ne BE – Kosova, Shqipëria dhe Bosnja jashtë procesit

Sipas lëvizjes së Federalistëve të rinj Europian, një grupim politik pro Europian, futja në zonën Shengen e këtyre shteteve ballkanike krijon një ndarje të re, dhe padrejtësisht ndëshkon qytetarët myslimanë të Bosnjes e Kosovës. Komisioni Europian njofton pikërisht me 14 korrik shtetet që do përfitojnë liberalizim vizash në fund të 2009, ku Shqipëria, Bosnje Hercegovina dhe Kosova nuk janë në listën e bardhë. Duke folur për agjencinë e lajmeve “Euroaktiov”, sekretari i përgjithshëm i Federalistëve të rinj evropian Peter Matjasic, thotë se ky liberalizim vizash interpretohet nga popujt e këtyre vendeve si anti mysliman. I veçantë është rasti i Bosnjës, ku serbët e Bosnjës dhe kroatët e Bosnjës kanë shtetësi dyfishe dhe do u jepen viza falas pasi kanë pasaporta serbe, ndërsa myslimanët e Bosnjes nuk përfitojnë. Po kështu nuk përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë. Kosova është jashtë skemës pasi pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende Kosovën. Shumë kosovare aplikuan për pasaporta biometrike serbe, por Komisioni Europian nxori urdhër të veçantë që shtetasit e Kosovës nuk do përfitojnë nga ky liberalizim. Por pavarësisht këtyre analizave, lëvizja e Federalistëve të rinj europiane deklaron se skema e liberalizimit të vizave ndëshkon vetëm popullsinë myslimane të Ballkanit. Arsyeja që japin diplomatët europiane për përjashtimin e një pjese të Ballkanit nga skema e vizave falas është se i tremben një emigrimi masiv të shqiptarëve, veçanërisht nga Kosova e varfër, por edhe nga Shqipëria.