Leonora Jakupi do të martohet?

Leonora Jakupi do të martohet?

 Më saktë, ky artikull për herë të parë është publikuar në ueb-faqen nga Shqipëria ballkanweb.com.
Mirëpo, këngëtarja Jakupi e ka demantuar këtë, duke pohuar se e gjitha është një thashetheme e bërë, sipas saj, për qëllime të caktuara.
Nëpërmjet telefonit për “Express”, Leonora ka deklaruar: “Absolutisht s’ka asgjë të vërtetë.
Thjesht janë thashetheme. Unë kam biseduar me përgjegjësit të cilët e kanë publikuar këtë shkrim dhe ata më kanë thënë se ky lajm është sjell nga Kosova”.
Këngëtarja ka vlerësuar se e gjithë kjo është bërë për përfitime materiale, por duke mos saktësuar asgjë.
Në artikullin e ueb-faqes ballkanweb.com për më tepër përmendet edhe emri i personit me të cilin, sipas shkrimit, këngëtarja Jakupi do të martohet.
Djaloshi fatlum me të cilin do të martohej Leonora, sipas shkrimit, është Shkumbin Noka nga produksioni “Pixels”.
Edhe ky i fundit e ka mohuar këtë shkrim. Ai ka thënë për “Express” nëpërmjet telefonit se të gjitha këto janë thashetheme të kota dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.