Preshevë: Bastisen tri shtëpi

Preshevë: Bastisen tri shtëpi

Njoftohet se është bastisur edhe familja e Gafurr Dalipit, në fshatin Geraj, ndërsa në të tri bastisjet kanë marrë pjesë mbi 300 xhandarë. Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇPMB i apeloi OKB, OSBE, Këshillit të Sigurimit dhe partive politike shqiptare në Luginë, në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, që të jenë më aktivë ndaj situatës në Luginën e Preshevës. Aksionet u ndërmorën pas shpërthimit të një bombe një ditë më parë në Preshevë, në ndërtesën ku kryesisht banojnë pjesëtarë të policisë serbe dhe ku u plagosë një grua me një fëmijë.