Thaçi: Beogradi mendon për njohjen e Kosovës

Thaçi: Beogradi mendon për njohjen e Kosovës

Në një bisedë me gazetarë të mediave të Serbisë, që po e vizitojnë Kosovën, ai ka shtuar se këtë konstatim e mbështet në disa biseda me liderët politikë të Beogradit, duke mos përmendur emra konkretë.»Mendoj se keni filluar t’i shihni shenjat e para të Beogradit. Nuk dëshiroj që me deklaratat e mia të prishë atë vullnet të Beogradit”, ka thënë kryeministri Thaçi gjatë një takimi me gazetarët nga Beogradi, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me një organizim të bërë nga misioni EULEX.Duke u shprehur për gjendjen në veri të Kosovës, kryeministri Thaçi, ka thënë se atje janë aktivë individët me qëndrime radikale, të cilët nuk kanë pasur sukses në realizimin e qëllimeve të tyre dhe të cilët, deri tash, e kanë pasur mbështetjen e Beogradit.Duke u shprehur për akuzat ndaj shqiptarëve, që janë ngritur në Serbi dhe nëpërmjet Interpolit, ai tha se kjo politikë është për keqardhje.“Për Beogradin është më mirë, që të merret me ardhmërinë evropiane të Serbisë se sa me akuzat, me të cilat qeshen të gjithë”, ka thënë Thaçi, transmeton Radio Evropa e Lirë.