Si lindi konflikti i 2001 në Maqedoni

Si lindi konflikti i 2001 në Maqedoni

«Deri në fillim të janarit 2001, hetimi që ishte kryer me disa urdhëra me shkrim nuk kishte rezultate as për paisjen e as për kompaninë furnizuese. Aty nga 10 janari ishte dërguar letër pranë Ministrisë së Brendshme për kontroll në postën dhe doganën nëse në Maqedoni kishte hyrë një porosi e tillë, pasi Ushtria nuk mund të hulumtojë shërbimet civile. Pas disa ditëve u publikua çështja e përgjimit. Në Ministrinë e mbrojtjes dhe Ushtri nuk kishte njohuri pse kishte ndodhur kjo, si dhe kush e ka pranuar dhe ku ishin elementet e sotisfikuara. Më pas ndodhi lufta”, thote Luben Paunovski, Ish Minister i Mbrojtjes se Maqedonisë.Paunovski tha se në Maqedoni ka qarqe që nuk heqin dorë nga shpërbërja e vendit e cila mund të kryhet vetëm përmes konfliktit me shqiptarët. «Në lidhje me këtë edhe sot demagogjia patriotike e guximit ka të njëjtin qëllim: shpërbërjen “patriotike” të Maqedonisë dhe maqedonasve, por metodat dhe taktikat kanë ndryshuar. Por pa u hapur sërish konflikti i brendshëm me shqiptarët ky qëllim nuk mund të realizohet”, vijon ai.Sipas Paunovskit qëllim i Georgievskit ka qenë bashkimi me Bullgarinë. «Në prill të 2001, pas një takmi të rregullt të kreut më të lartë politik shtetëror dhe atij të sigurisë dhe kreut komandues, Georgievski dhe Dimovska mbetën në kabinetin e Ministrisë së mbrojtjes. Georgievski në mënyrë direkte më njoftoi se duhet të ndahemi me shqiptarët, tu japim territore në Dibër, Gostivar, Tetovë, ndërsa pjesën tjetër ta dërgojmë tek tanët në Bullgari», tha Paunovski. Ky regjistrim dhe rrëfim i Paunovskit është shpërndarë këtyre ditëve të gjithë përfaqësive diplomatike në vend dhe institucioneve shtetërore. (ALSAT)