Shkup: Vritet 29 vjeçari në lagjen Xhon Kenedi

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendëshme Borce Peshevski, në një deklaratë për ALSAT, konfirmoi përpara pak minutash, vrasjen e ndodhur. Peshevski sqaroi se autori i vrasjes, është vetëdorëzuar në polici dhe se po zhvillohet ekspertiza për verifikimin e motiveve të vrasjes dhe zbardhjen e saj.