Mosmarrëveshjet për kopshtin, shkas për vrasjen e Fadil Shaqirit

Mosmarrëveshjet për kopshtin, shkas për vrasjen e Fadil Shaqirit

Ai ka mohuar zërat se vrasja e kushëririt, mund të ketë lidhje me të. Xhezair Shaqiri ka vërtetuar pohimet se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur 29 vjeçari me fqinjin e tij Hasip Sellmanoviq, për kopshtin para banesës së tyre. Ndërkohë, edhe policia saktësoi se viktima Fadil Shaqiri është vrarë gjatë një zënke me fqinjin e tij, rreth një kopshti të vogël para banesës, të cilin e mirëmbante Hasip Sellmanoviq, tashmë i arrestuar. Viktima, jo vetëm që nuk respektonte mirëmbajtjen, por prishte sistematikisht të mbjellat në të, duke parkuar makinën. Kulmi arriti mbrëmjen e djeshme kur Shaqiri provokoi sërish fqinjin e tij diku rreth orës 17:45. Pas një sherri verbal, Sellmanoviq ka nxjerrë pistoletën dhe ka lënë të vrarë në vend 29 vjeçarin Fadil Shaqiri, i njohur në lagje edhe me nofkën Bruno. Pas krimit, autori i është vetëdorëzuar policisë në komisariatin ‘Beko’ në qendër të Shkupit.
Valmir Kuçi