Blero premton album të ri

Blero premton album të ri

» Unë mendoj që më së miri është të krijojmë sa më shumë këngë, dhe çdo artist të jetë origjinal në muzikën që e kultivon. Nuk ka rëndësi a është album apo singël. Aktualisht jam duke punuar në këngë të reja, dhe normalisht verës do ta kem një album, se kam gati 3 vjet pa album», tha këngëtari, i pyetur nga mediet kosovare. Kohë më parë ai u shkëput nga Suedia, shtet në të cilin ka jetuar, për t’u vendosur përfundimisht në Kosovë, ku është fejuar me aktoren dhe prezantuesen Teuta Krasniqi, nga e cila edhe pret një fëmijë, që do të vijë 
në jetë së shpejti. I pyetur nëse Blero preferon të këndojë live apo playback, ai shprehet: natyrisht që po, por nuk varet gjithmonë nga ne këngëtaret. E gjitha varet nga zëri dhe orkestra, nëse ka apo jo. Unë ju premtoj se Blero do të jetë gjithmonë pranë atyre që më adhurojnë dhe duan, do të mundohem të mos i zhgënjej», përfundoi ai.