Bamir Topi dhe Boris Tadiq të cilët qëndruan në Shkup në inagurimin e presidentit të ri Gjorge Ivanov, paraprakisht u ndalën në ambientet e hotelit Aleksandër Palace për tu takuar edhe me homologët e tyre atë të Kroacisë Stipe Mesiq, dhe të Malit të Zi Filip Vujanoviq. Presidenti serb Tadiq mes Topit dhe Vujanoviqit, zgjodhi këtë të fundit për tu ulur në një tavolinë të përbashkët për të pirë kafe. Edhe pse Tadiq ftoi presidentin shqiptar ti bashkangjitet në kafe, Topi nuk pranoi të ulet në tavolinë të përbashkët me Tadiqin.Edhe pas insistimit të presidentit kroat, Stipe Mesiq, që Topi të ulet së bashku me ta në një tavolinë ky i fundit mbeti në qëndrimin e tij, që kafen mos ta pije me në një tavolinë me Tadiqin. Nga ana tjetër kryeministri Nikolla Gruevski ka takuar në takimet të ndara, presidentët Tadiq , Mesiq dhe Vujanoviq , por jo edhe presidentin shqiptar, Bamir Topi. Arsyjet e mos takimit të Topit me kryeministrin Gruevski, nuk dihen ndërkohë që presidenti serb Tadiq nuk ka lejuar që të xhirohet takimi mes tij dhe kryeministrit Gruevski.Shkëlzen Aqifi