Për herë të parë një shqiptare kandidohet për Eurodeputete në Parlamentin Evropian

Për herë të parë një shqiptare kandidohet për Eurodeputete në Parlamentin Evropian

 Nermin Kumanova – Gashi, kandidate me origjinë shqiptare për në Parlamentin Evropian, në gjirin e Partisë Ekologjike frankofone, ka deklaruar në një intervistë për Dardamedia se në qoftë se zgjidhet eurodeputete, do të mbrojë shqiptarët në Parlamentin Evropian. Ajo thotë se është hera e parë që gjatë historikut 50-vjeçar të emigracionit shqiptar në Belgjikë, të kemi një kandidate me origjinë shqiptare për në Parlamentin Evropian. Kumanova thotë se nëse zgjidhet eurodeputete, do të bëjë shumë për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Znj Nermin Kumanova-Gashi është e pesta në listën për zgjedhjet evropiane të Partisë Ekologjike frankofone