Sejdiu: S’jemi në luftë me Maqedoninë

Sejdiu: S’jemi në luftë me Maqedoninë

Ai tha se nuk e di arsyen pse nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit të shtetit fqinj, ngjashëm sikur presidentët e tjerë të rajonit. Por ai mohoi se ka tensionim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.“Për neve është me rëndësi që pavarësisht se nuk kam ftesë, ne do të vazhdojmë me raporte, si dy shtete. Ne në luftë nuk jemi. Absolutisht kemi raporte të mira… Maqedonia bashkë me shtetet tjera është që e ka njohur Republikën e Kosovës”, tha Sejdiu, për gazetarët.Presidenti kosovar i bëri këto komente pas raportimeve në disa media se ftesa për pjesëmarrje i kishte ardhur qysh të shtunën, mirëpo një porosi joformale që ai të mos shkojë në Shkup për të mos irrituar presidentin serb, Boris Tadic duket se kishte bërë që ftesa të heshtet. “Jam shumë i sigurt se presidenti Sejdiu nuk ka ftesë të qeverisë maqedonase. Është çështje e vendimit të qeverisë maqedone si ta procedojnë. Pavarësisht prej këtij fakti ne do të përcjellim në vazhdimësi sinjale të mira të bashkëpunimit dhe ato janë praktike dhe të mira”, tha presidenti, transmeton KosovaLive.Edhe për vizitën e tij të përfolur me 21 ose 22 maj në Maqedoni, presidenti Sejdiu tha se nuk ka kurrfarë date për vizitë në atë vend. Ai tha se do ta vizitojë Maqedoninë në rrethana të përshtatshme, ndërsa shprehu dëshirën e tij për vizita shtetërore të ndërsjella.