Topi i hidhëruar për mospraninë e Sejdiut

Topi i hidhëruar për mospraninë e Sejdiut

Presidenti shqiptar Bamir Topi i ka shprehur vërejtjet presidentit të ri maqedonas Gjorgje Ivanov për shkak të mungesës së presidentit kosovar Fatmir Sejdiu në ceremoninë e inaugurimit. Topi ka refuzuar kafenë me homologun serb Boris Tadiç.Presidenti Topi pas një takimi me presidentin e ri Ivanov fillimisht ka shprehur keqardhje për mungesën e Sejdiut krahas homologëve të tjerë të rajonit.“Nuk është e drejtë e imja që të ndërhyjë për ftesat, megjithatë me vjen keq që Sejdiu nuk është i pranishëm”, ka theksuar presidenti shqiptar. Sipas tij, liderët e Ballkanit duhet të pranojnë realitetin e ri gjeopolitik në Ballkan. “Shpresoj që në takimin e radhës me karakter rajonal të jetë i pranishëm presidenti i Kosovës Sejdiu dhe me këtë përfundimisht të kuptohet se gjendja gjeopolitike në rajon ka ndryshuar”, ka theksuar presidenti shqiptar Bamir Topi, i cili ka refuzuar pirjen e kafesë në një tavolinë me presidentin serb, Boris Tadiç para ceremonisë në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup. Topi paralajmëroi se do të ftojë në një takim presidentët e vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Greqinë. Ivanov merr detyrën, në ceremoni edhe të akuzuar serbëPresidenti i posazgjedhur i Maqedonisë, George Ivanov, ka bërë sot betimin me porosinë se do të angazhohet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vazhdim të integrimeve evroatlantike.Në inaugurimin e Ivanovit ishin të pranishëm presidentët e Shqipërisë, të Kroacisë, të Serbisë dhe Malit të Zi. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ashtu siç pritej, nuk ka qenë i pranishëm në inaugurimin e homologut të tij maqedonas. Sipas burimeve jozyrtare, Sejdiut i është i ofruar ftesa, por është lutur që të gjejë arsye për mospjesëmarrje sepse kjo do të nxiste bojkotin nga kreu i Serbisë, Boris Tadic. Ndërkohë ai do të jetë burrështetasi i parë që do të pritet nga Ivanov, pas 10 ditësh. Ndërsa presidentët e Greqisë dhe Bullgarisë nuk kishin ardhur në solemnitet.Në ceremoni morën pjesë edhe liderët dhe deputetët të BDI-së e DR-së shqiptare, ndërsa PDSH e Menduh Thaçit ashtu siç kishte paralajmëruar, bojkotoi seancën inaguruese të parlamentit. Pas betimit në një ceremoni solemne në Kuvendin e Maqedonisë në Shkup, Ivanov, u betua se në pesë vitet e ardhshme me ndërgjegje dhe përgjegjësi do ta udhëheq shtetin. Ai tha se do të angazhohet maksimalisht me tërë kapacitetin dhe kredibilitetin e tij për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, raporton agjencia e lajmeve INA.”I nxis dhe i mbështes të gjithë liderët partiakë, por edhe intelektualët e pavarur, afaristët dhe të gjithë njerëzit që të sillen me përgjegjësi ndaj pasurisë më të madhe nacionale – marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive dhe ndërmjet qytetarëve. Axhenda ime politike është e qartë dhe kategorike: Maqedonia anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, e fuqishme, e respektuar dhe e barabartë, ndërsa qytetarët e saj krenarë, të pasur dhe të lumtur. Për atë qëllim, Maqedonia vazhdon të hapërojë pa ndalim, të hapërojë në rrugën e integrimeve euroatlantike, duke zhvilluar politikë të jashtme dhe të brendshme përgjegjëse, duke i zbatuar me përkushtim standardet më të larta», theksoi Ivanov.Siç shkruan e përditshmja beogradase “Kurir”, ish- punëtor të sigurimit shtetëror serb të akuzuar për vepra të paligjshme janë pjesë e delegacionit serb që po merr pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit Ivanov.Është shtyrë gjykimi i ish-shefit të qendrës së sigurimit shtetëror në Beograd, Milan Radonjic dhe tre ish punonjësve të UDB-së, të akuzuar për arrestim të paligjshëm dhe zhvatje të kolegut të tyre në vitin 1999.Gjykimi është shtyrë për shkak të inaugurimit të sotëm të presidentit të ri maqedonas. Njëri nga të akuzuarit nuk është paraqitur në bankën e të akuzuarve sepse siç shpjegohet, në ambasadën e Serbisë në Maqedoni duhet të jetë pjesëmarrës në ceremoninë solemne inauguruese të presidentit të ri, shkruan gazeta. Ivanov është presidenti i katërt i Republikës së Maqedonisë. Për dallim nga paraardhësit e tij Kiro Gligorov, Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski, mandatin pesëvjeçar do ta fillojë në hapësirën e re të punës, që ndodhet në vilën «Aneks» në Vodno. /GAZETAEXPRESS/