Shkup: Tifozët sulmojnë banorët shqiptarë

Shkup: Tifozët sulmojnë banorët shqiptarë

Për çudi gjatë këtij sulmi të turpshëm dhe agresor ata nuk janë ndaluar nga policia e Maqedonisë.Shtatë persona në spital, vetura dhe shtëpi të dëmtuara, njerëz të frikësuar dhe të maltretuar, është bilanci i sulmit të komitëve të tërbuar maqedonas të cilët ishin nisur drejtë stadiumit ‘Gjorge Petrov’ për ta shikuar ndeshjen ‘Makedonija Gj. P’ dhe ‘Vardar’.Më pas ata kanë arritur në stadium dhe normalisht kanë shikuar ndeshjen, nuk kanë dashur të komentojnë për dhunën dhe tmerrin që e kanë ushtruar ndaj qytetarëve të pafajshëm.Pak para se të përfundoi ndeshja, ata nën përcjelljen e policisë janë larguar nga stadiumi në drejtim të qendrës së Shkupit.Ndërkohë një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të revoltuat kanë u kanë dal në pritë për t’iu hakmarrë tifozëve. Por me ndihmën e policisë është evituar një përleshje serioze mes qytetarëve shqiptar dhe tyre.Kryetari i Komunës Karposh, kërkoi përgjegjësi nga policia e cila ka lejuar incidentin duke mos penguar agresionin e tifozëve ndaj qytetarëve të pafajshëm.“Nuk mund të kuptoj si ka mundur policia të lejoj gjithë këtë grup njerëzish të lëvizin pa sigurim, dhe kur ka ardhur tek incidenti polica të qëndroi anash dhe ta vëzhgoi rastin pa ndërhyrë”, theksoi kryetari i komunës Karposh, Stevce Jakimovski.Ndaj këtij rasti dhe agresioni ka reaguar menjëherë kryetari i organizatës gjermane “Internacionale Gesellschaft fuer Menchenrechte-IGFM”-dega në Maqedoni, Idriz Sinani duke e hedhur akuza ndaj policisë dhe institucioneve kompetente shtetërore që nuk kanë parandaluar dhunën dhe terrorin ndaj banorëve shqiptar.“Ky sulm nuk është i rastësishëm. Këtu ka gisht edhe policia maqedonase e cila ka qëndruar duarkryq në kohën kur po dhunoheshin dhe terrorizoheshin shqiptarët. Ky brutalitet është në vazhdimësi, pas bastisjeve dhe dhunës brutale të policisë maqedonase ndaj familjeve shqiptare”, theksoi Idrizi për agjencinë e lajmeve INA i cili e dënon këtë dhunë dhe fton bashkësinë ndërkombëtare që të reagoj ndaj këtij brutaliteti dhe nacionalizmi të shfrenuar maqedonas. Edhe Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dënon ashpër incidentin që ndodhi në lagjen shqiptare të Nerezit në Shkup, kur grupi i huliganëve të vetëquajtur «Komiti», përkrahës të K.F. Vardar, ka sulmuar qytetarët shqiptar dhe pronat e tyre në këtë lagje pa asnjë provokim të vetëm, por nga mllefi i vetëm i shkaktuar nga përkatësia kombëtare e qytetarëve të Nerezit.“Ksenofobia e një pjesë të bashkëqytetarëve tanë e nxitur nga pasiguria e identitetit të tyre dhe nga sfidimi i përditshëm që i shkaktohet të njëjtit, nuk mund të shërohet me sulme barbare dhe të pajustifikuara ndaj banorëve autoktonë të këtyre trojeve.Sulmi i së dielës i ngjan barbarizmave sllave dhe shkatërrimit të civilizimit në këto troje pas ardhjes së tyre në shekullin VI prej pas Karpateve. Populli shqiptar nuk thotë më kotë «Ujku qimen e ndërron, por vesin s’e harron» dhe sulmi i huliganëve maqedonas vetëm konfirmon urtësinë e popullit tonë”, thuhet në reagimin e Zgjohu.Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se dhjetë veta nga simpatizantët e grupit të Komitëve janë ftuar në bisedë informative, dhe kundër të gjithë këtyre personave që kanë prishur rendin publik do të merren masa adekuate.