Konfiskohet ari në vlerë 500 mijë euro

Konfiskohet ari në vlerë 500 mijë euro

Arbër Beka thotë se janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve shqiptarë në Prizren Vushtrri dhe Prishtinë. Me këtë rast sipas zëdhënësit të policisë janë konfiskuar pesë automjete, revole fishekë, një lap top , para të gatshme si dhe gjësende të tjera që mund të përdoren si prova materiale. “Gjatë këtij plani policor, policia ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të stolisë së arit dhe gurë të çmuar që vlera e tyre dyshohet të jetë gjysmë milioni euro”, thotë Arbër Beka. Policia konfiskoi ari dhe gurë të çmuarPolicia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në dy aksione të ndarë në Vushtrri. Në mesin e të arrestuarve janë dy serb shtetas të Serbisë, një boshnjak që ka jetuar në Serbi dhe katër shqiptarë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës Arbër Beka ka konfirmuar për Express arrestimin e tyre duke mos dhënë ndonjë detaj më shumë.”Policia ka arrestuar shtatë persona që dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar”, ka thënë Arbër Beka.Burime të gazetës kanë konfirmuar se të arrestuarve i është konfiskuar një shumë e madhe e arit si dhe disa gurë të çmuar. “Besohet se vlera e arit dhe gurëve të çmuar që ka konfiskuar policia kalon shuam mbi 100 mijë “, thotë një burim nga polica . Policia e Kosovës së shpejti pritet të dal me një komunikatë për media ku do të sqarohen në detaje emrat e personave të arrestuar, si dhe do të ekspozohen fotografi nga ari dhe gurët e çmuar që ka konfiskuar policia. Arrestohen 7 personaPolicia e Kosovës ka arrestuar shtatë serbë në dy aksione të ndarë në Vushtrri. Arrestimi i tyre është bërë pas një operacioni i kryesuar nga njësia për Intervenim të parë FIT i ndihmuar nga njësia speciale dhe policë të tjerë civilë. Shtatë serbët e arrestuar dyshohet se kanë qenë të përfshirë në krim të organizuar.Arrestimi i tyre ka ndodhur në njëri nga restorantet në Vushtrri rreth orës 22 e 30 minuta. Zëdhënësi i policisë së Kosovës Arbër Beka ka konfirmuar për Express arrestimi ne tyre duke mos dhënë ndonjë detaj më shumë.”Policia ka arrestuar shtatë persona që dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar”, ka thënë Arbër Beka.