Lajmi konfirmohet edhe për agjencinë e lajmeve INA nga kabineti i Presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov. Aty thuhet se vizita e së enjtes e Presidentit Sejdiu nuk do të zhvillohet në Shkup, por në vilën private presidenciale në Ohër, ku siç konsiderohet kjo vizitë vetëm në cilësinë private dhe pa protokoll të një ceremonie zyrtare të dy presidentëve.Arsyeja e kabinetit të Presidencës në Shkup ka qenë se Presidenti Ivanov do të jetë i pranishëm në Ohër më 28 maj, në Forumin e Biznesit Maqedoni-Turqi, që është mbajtur të martën dhe të merkurën në këtë qytet.Mediat shqiptare në Shkup kanë kritikuar sërish veprimin e autoriteteve të Shkupit për injorimin e Presidentit të shtetit të ri fqinj. Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu ishte një nga homologët e vetëm të rajonit që nuk ishte ftuar në inaugurimin e Presidentit të ri të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.