Sejdiu merr ftesën nga Ivanov

Sejdiu merr ftesën nga Ivanov

Ftesa është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit Sejdiu nga i Ngarkuari me Punë i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov, njofton nëpërmes një komunikate për shtyp Presidenca e Kosovës.Sipas akordancës së dyanshme të presidentëve, është vendosur që kjo vizitë të realizohet më 28 maj 2009, thuhet në komunikatë.Ivanov, dje bëri betimin si president i Maqedonisë. Në inaugurimin e tij ishin të pranishëm presidentët e Shqipërisë, të Kroacisë, të Serbisë dhe Malit të Zi. Kurse presidenti i Kosovës, Sejdiu, nuk mori pjesë në ceremoninë solemne, për arsye që nuk janë sqaruar zyrtarisht.Derisa Shkupi zyrtar ka thënë se ftesa i është dërguar edhe Sejdiut, ky i fundit edhe dje përsëriti se nuk ka marrë ftesë.Por sipas burimeve jozyrtare, Sejdiut i është i ofruar ftesa, por është lutur që të gjejë arsye për mospjesëmarrje sepse kjo do të nxiste bojkotin nga kreu i Serbisë, Boris Tadic. Ndërkohë që mediat kishin zbuluar se ai do të ishte burrështetasi i parë që do të pritej nga Ivanov.Megjithatë mospjesëmarrja e Sejdiut ka nxitur reagime, duke lënë nën hije, së paku medialisht, ceremoninë e djeshme.Presidenti shqiptar, Bamir Topi, gjatë një prononcimi të përbashkët për gazetarë, me presidentin e ri të Maqedonisë, ka shprehur keqardhje për mungesën e Sejdiut krahas homologëve të tjerë të rajonit.“Nuk është e drejtë e imja që të ndërhyjë për ftesat, megjithatë me vjen keq që Sejdiu nuk është i pranishëm”, ka theksuar Topi. Ai ka theksuar se realiteti i ri gjeopolitik në Ballkan duhet të pranohet nga të gjitha shtetet e rajonit.