Londër-Humb jetën në cirk i mituri shqiptarë

Londër-Humb jetën në cirk i mituri shqiptarë

Londër-Humb jetën në cirk i mituri shqiptarëNga LondraMuhamed VeliuNjë fëmi dy vjecar shqiptarë ka gjetur vdekjen, pasi u largua nga vëmendja e prindërve , duke u përplasur me një tren rrotullues në një cirk të hapur në veri të Londrës.Ai quhet Erjon Hyseni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së Martës në një park pranë zonës Turnpike Line.Sipas policisë që po heton ngjarjen mësohet se ai po luante brënda një kështje nga ku është larguar pa u vënë re prej prindëve Migena dhe Lulzim Hyseni.Më pas është përplasur me një vagon treni që i ka shkaktuar plagë të shumta nga cilat ka humbur jetën në spitalin lokal.Mbikqyrsi trenit rrotullus në cirk, ka tentuar ta frenojë atë por vagoni si pasojë e shpejtësisë ka goditur të miturin shqiptarë.Dëshmitarët okularë thanë se kanë dëgjuar britmat e prindërve të fëmisë shqiptarë, kur ata kanë vunë re se djali i tyre ishte përplasur me trenin.Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një grup mjekësh të cilët për 30 minuta kanë tentuar ta shpëtojnë Erjonin e vogël.Sipas hetuesve britanik ky është aksidenti i parë i këtij lloji në këto nëntë vitet e fundit në Britaninë e Madhe.Një zëdhënes i Scotland Yard tha se për momentin askushi nuk është arrestuar në lidhje me vdekjen tragjike e të miturit shqiptarë.