Limaj përgënjeshtron shpifjet për familjen e tij

Limaj përgënjeshtron shpifjet për familjen e tij

Reagimi vjen vetëm pasi që fëmijët e tij kanë kuptuar dje nëpërmjet medias për sëmundjen e rëndë të nënës së tyre. Limaj i ka quajtur të ulëta spekulimet që i lidhin pjesëtarët e familjes së tij me aktivitete të jashtëligjshme.
Ai i ka ftuar ata që flasin të ballafaqohen me argumente, dhe i ka quajtur metodat e shpifjes si të UDB-së dhe Stalinit. “Unë jam i vetëdijshëm që ka shumë njerëz të cilët me xhelozi i shohin angazhimet dhe përkushtimin tim personal që kam bërë për vendin tim.
Jam i bindur se ata njerëz janë jashtë Kosovës, fatkeqësisht këtu po tregohet se të tillë ka edhe në Kosovë, të cilët nuk duan të shofin rezultate në ngritjës dhe ndërtimit të vendit të tyre”, ka thënë Limaj. Limaj ka thënë se akuzat vijnë nga qarqe të Beogradit, të cilat kanë emisarë të tyre në Prishtinë. Ai i ka përmendur me rend ato që thuhen për pjesëtarët më të afërt të familjes.
”Mediat e Beogradit dhe disa qarqe në Prishtinë, përfoljet e përdorura në Prishtinë duke e përdorur familjen time, kanë tentuar që shpifin në kurriz të familjes time. Është shpifur se babai im është zënë me para në kufirin e Jazhincës, ndërsa babai im ka mëse një vit që është i pa lëvizhshëm.
Është shpifur se nëna ime është zënë me para në kufirin e Bllacës, në kohën kur nëna ime është në kontrollim intensiv në qendrën emergjente në Prishtinë, në shokë-dhomë dhe praktikisht është para vdekjes”, ka theksuar Limaj . ai ka thënë se do të qëndroj pranë familjes time, dhe jam shumë i bindur se në betejën që bashkëshortja ime është duke e zhvilluar ndaj sëmundjës unë do të jem pranë saj dhe me emër të Zotit që ne do ta fitojmë atë betejë me të bashkë.
Ministri i Transportit e ka cilësuar këtë si periudhën më të vështirë të jetës së tij, duke thënë se shpifjet e kanë dërguar edhe në Hagë. Sipas tij, do të dështojnë përpjekjet për minimin e punës dhe karrierës së tij politike.
Ministri Limaj ka siguruar të gjithë se do të vazhdojë si gjithmonë dhe do të jetë i vendosur dhe i palëkundur në realizimin e projekteve të mëdha të ndërtimit të vendit. Informata e përfolur në Prishtinë gjoja për përpjekjen e familjarëve të Limajt për të transportuar para jashtë Kosovës, janë plasuar në disa media të Beogradit. Tablloidë si “Glas Javnosti’ e “Kurir” kanë folur për shifra deri në 80 milionë euro, që sipas tyre janë tentuar të barten jashtë, pas realizimit të tenderëve në Ministrinë e Transporteve.
Fatmir Limaj është politikani i dytë më i votuar në Kosovë dhe është ministër i Transporteve prej janarit 2008. Ai është shpallur i pafajshëm në Hagë pas akuzave për krime lufte.