Sejdiu anulon vizitën në Maqedoni

Sejdiu anulon vizitën në Maqedoni

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, më 13 maj 2009, mori ftesë për vizitë zyrtare njëditore nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov. Kjo ftesë u pranua dhe iu konfirmua palës maqedonase nga Zyra e Presidentit te Republikës së Kosovës më datë 13 maj 2009. Ndërkohë, meqenëse pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009”, njoftoi Presidenca, nëpërmes një komunikate për shtyp, në orët e mbrëmjes.Sidoqoftë, Presidenca thekson se presidenti Sejdiu si dhe institucionet e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e veçmas me fqinjët, duke u dhënë këtyre marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që e meritojnë. Sejdiu: Me Ivanovin takohem vetëm zyrtarishtPresidenti Fatmir Sejdiu konfirmoi të mërkurën ftesën e homologut të tij maqedonas, Georgi Ivanov për një vizitë zyrtare në këtë shtet, por ai tha se çdo shmangie eventuale nga kriteri “zyrtar” i vizitës, do të ndikojë që takimi të mos mbahet. Sejdiu i bëri këto komente në kohën kur në mediat kosovare është raportuar se Sejdiu do të pritet në Ohër, pa ceremoni zyrtare nga presidenti i sapozgjedhur i këtij vendi Ivanov dhe jo në Shkup. “Unë kam pranuar ftesën zyrtare për të vizituar Republikën e Maqedonisë. Edhe njëherë e përsëris se kjo është vizitë zyrtare me gjithë cilësitë që duhet të ketë një vizitë e tillë”, tha ai. Sipas tij, protokollet e të dyja vendeve po punojnë në këtë drejtim dhe ai beson se vizita do të realizohet në këtë cilësi, e çdo qasje tjetër që mund të ketë do të jetë jashtë asaj që e kanë në objektiv. Ai shprehu gatishmërinë dhe interesimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndërshtetërore me shtetin e Maqedonisë, por edhe vende tjera të rajonit. “Unë them edhe një herë se ftesën e kam për një vizitë zyrtare në këtë shtet, mirëpo çdo lëvizje nga ajo më shtyn të rishikoj qëndrimet”, tha ai, transmeton KosovaLive. Edhe pse kanë kaluar tetë muaj nga njohja e Kosovës shtet nga ana e Maqedonisë, këto dy vende ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, me deklarimin e Shkupit zyrtar se për këtë do ta gjejë momentin.Sejdiu pritet si burrështetasPresidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nesër do të mbërrijë për vizitë zyrtare në Shkup, i ftuar nga homologu i tij maqedonas Gjorgje Ivanov.Njoftimet e fundit nga kabineti i presidentit Ivanov bëjnë të ditur se takimi mes tyre do të realizohet në Shkup, në vilën presidenciale “Vodno”, dhe jo siç ishte planifikuar më parë në vilën presidenciale “Biljana” në Ohër.Përfaqësues të presidencës kanë njoftuar për agjencinë e lajmeve INA se “edhe pse ishte paralajmëruar takimi në Ohër, megjithatë agjenda është ndryshuar brenda ditës së djeshme dhe se Ivanov e Sejdiu do të takohen në Shkup”.Gjatë qëndrimit në Maqedoni, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.Dje kabineti i presidentit paraprakisht njoftoi se takimi i dy presidentëve do të zhvillohet në Ohër, për shkak të pjesëmarrjes së presidentit Ivanov në një forum biznesi, por megjithatë ka ndryshuar agjenda e pritjes së presidentit të Kosovës