Sejdiu pritet si burrështetas

Sejdiu pritet si burrështetas

Njoftimet e fundit nga kabineti i presidentit Ivanov bëjnë të ditur se takimi mes tyre do të realizohet në Shkup, në vilën presidenciale “Vodno”, dhe jo siç ishte planifikuar më parë në vilën presidenciale “Biljana” në Ohër.Përfaqësues të presidencës kanë njoftuar për agjencinë e lajmeve INA se “edhe pse ishte paralajmëruar takimi në Ohër, megjithatë agjenda është ndryshuar brenda ditës së djeshme dhe se Ivanov e Sejdiu do të takohen në Shkup”.Gjatë qëndrimit në Maqedoni, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.Dje kabineti i presidentit paraprakisht njoftoi se takimi i dy presidentëve do të zhvillohet në Ohër, për shkak të pjesëmarrjes së presidentit Ivanov në një forum biznesi, por megjithatë ka ndryshuar agjenda e pritjes së presidentit të Kosovës.