Pjesë teatrale me aktorin shqiptarë,  Besim Jakupi!

Pjesë teatrale me aktorin shqiptarë, Besim Jakupi!

Aktori Besim Jakupi nga Pershevca e Tetovës, me banim në Oslo të Norvegjisë, gjithnjë e më shumë është aktiv në teatër dhe film. 
Kësaj radhe ai vjen me një pjesë teatrale të titulluar «No(r)way.Today» Premiera e kësaj shfaqeje është më datë:14. mars 2011 në NORDIC BLACK THEATRE
Pjesa teatrale ka arritur jehonë të madhe në të gjithë Evropën. No (r) way.Today përshkruan një histori tragjike dhe te vërtetë. Dy të rinj të cilët njihen mes vehti përmes internetit dhe më pastaj vendosin që së bashku të bëjnë vetëvrasje, duke u hedhur nga kleri(prekerstolen) 600 metra të lartë. Kjo ngjarje tragjike sjell dhimbje dhe trishtim, por Bauersima përmes kësaj drame  ofron një perspektivë të re dhe krejtë ndryshe. Vallë a është jeta aq e lehtë?
Rolet kryesore. Besim jakupi dhe Kaia Varjord nën regjinë e Oliver M.
Për informata rreth pjesmarrjes tuaj në premierë, lidhuni drejtëperdrejt në Facebook, duke klikuar këtu