8 Marsi dita i gjithë nënave tona!

8 Marsi dita i gjithë nënave tona!

Rrëpatjet e grave drejt realizimit të drejtave të tyre nuk pushuan asnjëherë Më vonë në Copenhagen në Mbledhjen ndërkombëtare të Socialistëve,u vendos të mirren parasysh disa nga kërkesat e grave,mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës,por nuk u vendos data kur duhej të shënohej kjo ditë. Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielen e fundit të fund shkurtit. Më 1911,Danimarka,Gjermania,Zvicrra dhe Austria,shenuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra,ku veq kërkesave të më parshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës. Më 1913-1914,në prag të Luftës së Parë Botrore,gratë ruse protestuan kunder luftes,dhe u solidarizuan me motrat e tyre duke shenuar diten e grave.Vetëm me 1917 u caktua data e shenimit te dites se grave kur 23 shkurti i kalendarit Julian qe perdorej në Rusi,sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botë përkonte me daten 8 mars.Ky ishte vendimi përfundimtar që u zgjodh 8 marsi,festa ndërkombëtare e grave,edhe pse në shumë vende Evropiane sot nuk festohet kjo datë ,kështu ishte vendosur më 8mars 1917. Sot të zëmë në Gjermani e Zvicërr gratë e tyre as nuk dijnë për këtë datë nga se dita e nënave atje festohet në maj,por zanafilla e ditës së gruas vjen 8 marsi 1917,të cilen nuk mund as ta ndryshojmë.Edhe sot reflektimi i grave për progres dhe ndryshime,guximi per realizimin e të drejtave të tyre nuk pushon.Megjithatë gratë tona shqiptare nën kohën e roberisë dhe varfrimit,kanë vuajtur shumë,kanë dhënë sakrifica,por nuk kanë pushuar synimin për realizimin e të drejtave të tyre.Fatbardhësisht sot gratë tona kanë hapur portat e tyre te te drejtave.Femrat tona të emancipuara hapërojnë krah me meshkujt në qdo porë të jetës.Andaj më lejoni mes këtyre rreshtave,që femres shqiptare kudo që ndodhet të i uroj festën e tyre,shëndet,suksese,fat e lumturi në qdo fushë të jetës.