“Me që kam ardhur dje nuk kam patur mundësi të shoh shumë. Pash që Ura e Gurit ishte ndërtuar pak, ndërsa asgjë diçka të re tjetër. Maqedonia edhe më tej nuk është anëtare e BE dhe NATO si dhe problemi me grekët akoma nuk është zgjidhur. Reformat po ngadalësohen, por duhet të ketë presion politik që ato të zbatohen. Duhet të arrihet kompromis për emrin i kapshëm për të dyja palët, që gjërat të mund të lëvizin shumë më shpejt,pra kompromisi me grekët sjellë progres”, theksoi Bigman pas një debati me qytetarë të qytetit të Shkupit të organizuar nga Lëvizja Zgjohu.Diplomati amerikan për agjencinë e lajmeve INA theksoi se Qeveria e Maqedonisë duhet të angazhohet për zgjidhjen e emrit përndryshe vendin rrezikon izolimin.»Nëse qeveria thotë se asgjë nuk ndryshojmë atëherë nuk mund të pritet shumë që Maqedonia të ecën para», theksoi Bigman.Në pyetjen e gazetarit të agjencisë së lajmeve INA se pse shqiptarët duhet të izolohen shkaku i kontestit të emrit, Bigman është shprehur se: “nuk jam shumë dakord me ju se vetëm shqiptarët do ta ndiejnë izolimin, por i gjithë populli i Maqedonisë do ta ndiej izolimin ndërkombëtarë. Si do të reagojë Maqedonia kur së shpejti do e sheh Kosovën në BE dhe NATO si do të reagojnë atëherë? Por për dallim nga shqiptarët, maqedonasit mendojnë se do të humbin identitetin ndërsa shqiptarët se kanë shumë problem ndërrimin e emrit».Lëvizja Zgjohu e ka pyetur ambasadorin amerikan për rastin e Sopotit ku siç dihet 11 banorë shqiptar janë të dënuar me 165 vjet burg.Bigman është shprehur se shpreson se ky rast do të përfundoj në të mirë të këtyre banorëve të dënuar.“Ky rast më ka munduar shumë në atë se çfarë mund të bëj unë për ata. Shqiptarët janë pro NATO-s dhe mikpritës të NATO-s dhe se nuk besoj se një gjë të tille e kanë bërë banorët e Sopotit. Së pari të arrijmë ti lirojmë të burgosurit pastaj duhet të dënohen ata që e kanë montuar këtë rast dhe se Maqedonisë kjo do ti kushtojë para se të aderoje në BE”, tha Bigman i cili në kohën kur ka ndodhur rasti i Sopotit në vitin 2003 ai ka qenë ambasador i NATOs në Shkup.Pos tjerash ambasadori Bigman duke folur për lirit fetare këtu dhe në rajon tha se roli i kishës ortodokse në Serbi kundër shqiptarëve dhe të tjerëve dihet se ka patur shumë ndikim në nxitjen e urrejtjes kundër të tjerëve. Ndërsa këtu jeni mirë tha Bigman, por keni probleme me ndërhyrjen e ekstremizmit islamik i cili ju bën dëm sepse personat e tillë të financuar nga Arabia mendojnë se vetëm ata janë të drejtë dhe se të tjerët nuk bëjnë.“Andaj le të shpresojmë se vehabistët nuk do të lëshojnë rrënjë këtu sepse personat e tillë ekstremist janë të dëmshëm», tha Bigman. /ina/