Reagime në Serbi

Reagime në Serbi

Vendimi i autoriteteve maqedonase për ratifikim të Marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Kosovën, ndoshta do të zgjidhë problemin rreth kufirit, por do të sjellë tek ashpërsimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Maqedonisë, ka deklaruar Oliver Ivanovic, sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministria serbe për Kosovën. “Marrëdhëniet tona edhe ashtu janë të brishta”, citohet të ketë thënë ai, për mediat serbe. Ivanovic ka thënë se Parlamenti i Maqedonisë, pas njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës, ka kushtëzuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me zgjidhjen e problemit të kufirit. Sipas tij, fjala është për rreth 300 hektarë tokë, në të cilën kanë pretendime Shkupi dhe Prishtina. Ndërkaq, Partia Serbia e Re ka kërkuar që Beogradi t’i dërgojë një demarsh Shkupit për shkak të Marrëveshjes për kufirin me Kosovën. Zyrtari i kësaj partie, Borislav Borovic ka dënuar mungesën e reagimeve të Qeverisë së Serbisë ndaj këtij akti. “I bëjmë thirrje pushtetit në Beograd që të shpallë zgjedhje të lira, sepse ka humbur busullën dhe shtetin po e çojnë në greminë”, ka thënë ai.