Shqipëri-Turqi, hiqen pagesat për vizat

Shqipëri-Turqi, hiqen pagesat për vizat

Kryediplomati turk mbërriti mbrëmë në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Mbrëmë Kryediplomati turk ishte i ftuar në një darkë të shtruar për nder të tij nga ministri i Jashtëm Ilir Meta. Sot paradite, dy ministrat e Jashtëm zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas dolën para gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi.“Kemi rënë dakord që të hiqen pagesat për vizat, e cila është jo vetëm një kosto financiare por dhe një barrierë psikologjike”- deklaroi ministri Meta.Dy ministrat e Jashtëm vlerësuan si të “shkëlqyera” marrëdhëniet mes dy vendeve.“ Kemi rënë dakord për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy ministrive të Jashtme dhe për të zhvilluar takime e konsultime të vazhdueshme për të gjitha çështjet reciproke dhe çështje të tjera ndërkombëtare. Jam i bindur se republika e kolegut turk do të japë një tjetër dinamikë marrëdhënieve tona dhe së bashku me vizitën e presidentit Gyl në dhjetor në Shqipëri janë një mbyllje e shkëlqyer për këtë vit, dhe pozitive për vitin e ardhshëm.”- theksoi ministri i Jashtëm shqiptar.Zoti Davutogluo, nga ana e tij, shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet dhe se vendimi për heqjen e pagesave për vizat është mjaft me rëndësi.“Miqësia mes dy vendeve është në nivel të përkryer”- tha ministri i Jashtëm turk i cili informoi se vizitën e tij do e pasojë vetë presidenti turk Gyl në dhjetor të 2009.Ministri i Jashtëm turk mbërriti në Shqipëri, pas vizitës që zhvilloi të premten në Bosnje Hercegovinë. /Balkanweb