Manifestim sportiv në Drøbak

Manifestim sportiv në Drøbak

Organizatori i turnirit “Adem Jashari” në Drøbak z. Nasuf Xhylani u nda I kënaqur edhe kesaj radhe me organizimn e këtij evenimenti sportiv ku dhe kishte mysafirë special nga Kosova shkollen e sportit Blerim Hamëz Jashari nga Prekazi dhe dy djemtë e legjendarëve Adem dhe hamëz Jashari, Lulzim dhe Bekim Jashari. Paraqitja pozitive te fteses se derguar nga ana e Nasuf Xhylanit dhe Shoqtaes “Rilindja” nga ana e te ftuarve nderuan organizatorët dhe njëherit tërë komunitetin shqiptarë qe paten rastin te takohen me ta per se afermi.
Në kët turni manifestiv ne futboll te vogël morrën pjesë 23 ekipe ku dhe fitues I  kësaj gare u shpall ekipi Dardanija ku ata arritën deri në finale sëbashku me ekipin Mitrovica dhe Kosova Livs dhe arriten te plasohen ne vendin e pare.
Lojrat u dhëheqen nga referë të licencuar dhe spikeri i famshëm I RTP të vitetve te 80 –ta njëherit edhe korrespodent I RTK-së z. Osman Disha, në bashkpunim me Xhevdet Badivukun.
Mysafirët nga Kosova perkatësisht Shkolla e futbollit “Blerim Hamëz Jashari” nga Prekazi  ishin pjesë e turnirit dhe zhvilluan loja të mira dhe mjaft profesionale.
Dhe në fun nen shoqërimin e hymnit kombëtar më të mirët u dekoruan me medalje dhe me kupën e turnirit.
Shkolla e futbollit “Blerim Hamëz Jashari”  nga ana e Bekim e Lulzim Jasharit të parët filluan të ju dhurojnë dhuratat e sjellura nga vendlindja per komunitetin, aktivistet dhe fituesit e ketij turniri organizuar nga Nasuf Xhylani.