Kremtohet solemnisht 28 Nëntori në Oslo

Kremtohet solemnisht 28 Nëntori në Oslo

Festa e 28 Nëntorit – dita e flamurit u mbajtë në Oslo në një sallë moderne dhe ishte përlplot e mbushur sikurse sic është bërë traditë për komunitetin shqiptarë që festat kombëtare ashtu edhe fetare të kremtohen nga shumica.
Programin zyrtar e realizuan Shkolla Shqipe Naim Frashëri në Oslo meprogram të pergaditur nga ana e mësuesit Imri Trena sëbashku me Shoqatën Rilindja në udhëheqjen e Metush Bajramit dhe Fikrije Bylykbashit.
Mysafirë të ftuar në këtë manifestim ishin djemt e dy legjendarërve tanë Adem e Hamëz Jashari, Lulzim dhe Bekim Jashari. Poashtu ishin  të ftuar edhe Shkolla e Furbollit ”Blerim Hamëz Jashari” Prekaz ku nga kjo shkollë mysafirë i kishim, Tahir Lushtaku, Nehat Hamiti, Fadil Behrami,Xhavit Tahiri, Arif Lushtaku, Skender Mustafa, Sylejman Aliu.
Në kuadër të organizimit të kësaj feste të madhe, sponzorë gjeneral ishte Agjencioni per organizime festash:  ”Argetime Live” prone e vëllezërve Agron, Arben dhe Ramiz Lajci.
Ata mundësuan që në kët festë ti kemi edhe kenëgatët e njohur të estrades muzikore, Mahmut Ferati dhe Shyhrete Behluli, humoristin Laz Gushi, Dj. Vale dhe percjellësin muzikor Mentor Haxhiu.