Xhamija në  Oslo-falja e namazit të Kurban Bajramit

Xhamija në Oslo-falja e namazit të Kurban Bajramit

Sot duke filluar nga ora 7:00 e mëngjezit u hapen dyert e xhamisë ku dhe filluan gradualisht me minutat ne vijim te mbushet ky objekt me xhematë per faljen e namazit të mëngjezit(sabahut) e më pastaj duke vazhduar me ligjerat (vaiz) nga imami i kësaj qendre, dr.Musli Verbani deri në kohen kur fëmijët perkatesisht nxënësit e shkollës fetare (mësim-besim) u paraqiten me disa thenie kuranore ,ilahi te pregaditura nga kuadri i hoxhallarëve pranë qendrës. Fëmijet begatuan programin dhe pas perfundimit te pjeses të tyre , atëherë imami fillon me informimin se si falet bajrami i vogël, sepse ky bajram falet me ndryshe nga  namazet e perditshme.
Pas perfundimit të faljes të namazit të Kurban Bajramit, imami në fjalë I pershendeti të gjithë të pranishmit pjesmarrës në ceremoninë e faljes duke ju uruar festën e Kurbanit dhe njiashtu Dr. Musli Verbani ju uroj edhe ditën e Flamurit ditën e cila ishte ne prag. Poashtu  ai shpalosi edhe informatën rreth asaj se ka filluar ndertimi i xhamisë së re, ku dhe veq një javë më parë vet imami me disa vullnetarë kishin organizuar nje punë vullnetare ne pastrimin e objektit të ri të bërë nijet per xhami të re.Dr. Verbani  luti xhematin ti ndihmojnë në forma të ndryshme ne ndertimin e ketij objekti fetar-xhamija e arsdhshme e shqiptare me nje areal prej 1650 metra knë katror.
Salla ishte perplot e mbushur, prindërve u shperndan dhurata simbolike per fëmijët e tyre siq është zakon dhe traditë në xhamin tonë Oslo.
 
27.nëntor 2009
MeBaj, oslo