GJND: Fillon ne Hage, dueli i rradhës Kosovë – Serbi

GJND: Fillon ne Hage, dueli i rradhës Kosovë – Serbi

Në Hagë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përfundoi seanca e parë dëgjimore e mëngjesit, që filloi sot në kuadër të procesit për interpretimin juridik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në vazhdim, brenda kohëzgjatjes gjithsej treorëshe, pas pushimit 15 minutësh, Serbia do të paraqesë qëndrimet e saja. Paraqitja e Kosovës para GJND-së në Hagë fillon në orën 15, përfaqësuar nga delegacioni i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Fillon ne Hage, dueli i rradhës Kosovë – SerbiNë Hagë, sot fillon procesi i interpretimit juridik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Procesi është iniciuar nga Serbia dhe miratuar nga Kombet e Bashkuara. E para që do të prezantojë qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës është Serbia dhe ky prezantim do të fillojë sot në orën 10:00 për të zgjatur 3 orë. Në orën 15:00 fillon për tri orë rresht prezantimi i argumenteve të Kosovës. Fjalën e hyrjes do ta mbajë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ndërsa pas tij, Kosova do të prezantohet nga ekspertët dhe këshilltarët ndërkombëtarë – Majkëll Vud, Daniel Myler dhe Shën Marfi. Pas ditës së sotme dhe deri më 11 dhjetor do të ketë dëgjime dhe deklarime të shteteve që janë pro ose kundër pavarësisë së Kosovës. Pritet që nga 29 vende, sa do të dëshmojnë në Hagë (përjashtuar Kosovën dhe Serbinë), 15 të jenë në anën e Kosovës, ndërsa 14 në anën e Serbisë. Në anën e Kosovës, pos tjerëve, do të dëshmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Kroacia…, ndërsa në favor të Serbisë do të jenë Rusia, Kina, Vietnami, Spanja, Venezuela.Mendimi këshillëdhënës, jo obligativ, i GJND-së rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës mund të pritet në pranverën e vitit 2010.