“Jam i vetëdijshëm se në sheshin “Skënderbej” nuk ishin të paktë që ndjeheshin të lënduar, ndjeheshin të irrituar me të drejtë, sepse sot pas 19 vitesh një njeri, një udhëheqës i Partisë Socialiste, por do të më falni, se do të shprehem, një udhëheqës pa brekë, sepse siç ka dalë zotëria e tij në plazhet publike, nuk ka një politikan të vetëm në botë që të ketë dalë, nuk ekziston një politikan që vazhdon karrierën politike pas një akti apo një gjesti të tillë, ai njeri deklaron se do të shkelmojë mbi votën tuaj, deklaron se nuk njeh vullnetin tuaj. Pse kjo? Absolutisht fund e krye, vetëm për interesa mafioze të pastra. «- deklaroi Berisha. Kryeministri ka preferuar ta ndajë opozitën nga kreu i saj ndërsa ka akuzuar Edi ramën se kauza e tij e vetme është vetëm mafioze dhe se sipas tij ka qëllimpër të grabitur sa më shumë troje publike. “Ky zotëri nuk ka asnjë interes opozitar, nuk ka asnjë interes demokratik, ka thjeshtë vetëm një kauzë mafioze, kauzë e cila qëndron në përvetësimin e qindra mijra, mos miliona metër katror troje publike në Tiranë me klanet mafioze që e drejtojnë dhe i drejton.“ theksoi Berisha. Kreu i qeverisë i është drejtuar të gjithë shqiptarëve pavarësisht bindjeve politike, duke u zotuar se përpjekja e kreut të PS do të marrë vetëm përgjigjen e merituar ligjore. “Dhe unë dua të zotohem sot prapë para jush, se ky pinjoll i Bllokut, nuk do të mund të luajë kurrë me vullnetin tuaj, se përpjekja e tij për të luajtur me votën tuaj dhe vullnetin tuaj, do të marrë përgjigjen më serioze ligjore dhe se çfarë do që të bëjë ky bos i aleancës punisto-mafioze, s’do të mundet kurrë të bllokojë çmontim çdo ditë të klaneve mafioze, që ai udhëheq“ u shpreh Berisha. Kryeministri ka garantuar se e merr mbështetjen e një dite më parë në sheshin Skënderbej, pjesëmarrjen e të cilëve ai vetë e ka konsideruar si masive me 500.000 qytetarë, si një detyrim madhor i qeverisë së tij për ti shnderruar ëndrrat e qytetarëve në realitet, duke nisur me liberalizimin e vizave. (e.n/News24/BalkanWeb)