Sllavizohet edhe Kalaja e Shkupit

Sllavizohet edhe Kalaja e Shkupit

Një buxhet prej mbi 1,200,000 eurosh fillimisht do të dedikohet për rikonstruimin e Kalasë, ku do të ekspozohen elemente sllave, kinse të bazuara në artefaktet e gjetura të periudhës së shekullit 14, me pretendimin që aty dikur ka ekzistuar një kishë sllavo-ortodokse. Projekti i hartuar, i cili si bartës ka historianin dhe arkeologun kontrovers maqedon, Pasko Kuzman, është në përpunim e sipër dhe siç njoftohet nga burime brenda Ministrisë së Kulturës, ky projekt mund të gëlltis disa miliona euro. Në këtë kuadër planifikohet edhe ndërtimi i një kishe, gjurmët për ekzistimin e gurthemeleve të së cilës, sipas Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, janë gjetur në kala. Sipas Drejtorisë, kisha sllavo-ortodokse i takon periudhës së shekullit 14.Vetëm për këtë kishë planifikohen me miliona euro, ngase ajo tentohet të shndërrohet në një objekt kulti, që do të ndërtohet mbi Kalanë e Shkupit, dhe që do të paraqiste një simbol të sllavizmit të kësaj pjese me vlera autentike të së kaluarës. Pas projektit për vendosjen e busteve sllavo-ortodokse në pjesët qendrore të kryeqytetit dhe pas paralajmërimit për ndërtimin e një kishe në sheshin e Shkupit, duket se ky është skenari më i freskët i Qeverisë aktuale maqedonase.Si synohet të realizohet plani Në mediat e afërta me Qeverinë e Maqedonisë tashmë po krijohet terreni për fillimin e realizmit të skenarit për sllavizmin e Kalasë së Shkupit, që përndryshe është një monument autentik i periudhës së hershme, i cili pastaj u influencua edhe me ndikimin e Perandorisë Otomane. Sidoqoftë, mediat qeveritare “sqarojnë” se brenda saj kinse është gjetur një pllakë me emrat e shenjtorëve sllavo-ortodoks, por edhe artefakte të një kishe, megjithëse nuk jepen detaje për kohën e prejardhjes së tyre.