Obama “i pasigurt” nëse ka merituar çmimin Nobel për Paqen

Obama “i pasigurt” nëse ka merituar çmimin Nobel për Paqen

Dhënia e Çmimit Nobel zotit Obama ishte e papritur për të gjithë. Madje dhe vetë presidenti u habit.»Të them të drejtën, nuk mendoj se e meritoj të renditem krahas aq shumë presonaliteteve transformuese që e kanë marrë këtë çmim.»Një anketë e re tregon se pjesa dërrmuese e amerikanëve janë dakord me këtë.»26% e amerikanëve mendon se ai e meriton çmimin, pra jo një përqindje shumë e madhe.»Peter Brown është drejtor i anketës së Universitetit Quinnipiac në të cilën janë pyetur 2,300 amerikanë për Çmimin Nobel. Vetëm 49% e demokratëve, thotë ai, janë dakord me çmimin.  «8% e republikanëve mendojnë se ai e meriton çmimin dhe kjo është një shifër mjaft e ulët. Interesant është gjithashtu se vetëm 19% e të pavarurve mendojnë se ai e meriton çmimin. Natyrisht, demokratët më tepër se të tjerët por përsëri as shumica e tyre nuk mendon se ai e meriton çmimin.»Këto opinione shprehen edhe mes qytetarëve të thjeshtë.Edhe zoti Obama e pranon këtë. Ai ka thënë se ndonjëherë Nobeli nuk jepet për një arritje të caktuar për t’i dhënë shtytje çështjeve të caktuara.  «Pikërisht për këtë unë e pranoj çmimin si thirrje për veprim, si thirrje për të gjitha vendet që të mos u shmangen sfidave të përbashkëta të këtij shekulli.»Shtëpia e Bardhë thotë se fjalimi që Presidenti Barak Obama do të mbajë në Oslo do të trajtojë këto tema. Por, tha zëdhënësi Robert Gibbs, Presidenti do të flasë edhe për realitetin e të qenit një laureat i Çmimit Nobel të paqes ndërkohë që udhëheq një vend në luftë.»Ne do të flasim direkt mbi nocionin për të cilin të gjithë bëjnë pyetje, pra për faktin se çmimi Nobel i Paqes jepet në një kohë kur Presidenti ka vendosur të shtojë më shumë trupa në Afganistan.»Lufta është një peshë në shpatullat e Obamës tani që ai hyn në radhët e njerëzve të shquar që kanë marrë këtë çmim, burra e gra si Nelson Mandela, Martin Luther King dhe Aung San Suu Kyi. Ai e di se arritjet e tij nuk mund të krahasohen me ato të tyret por ka lënë të kuptohet se ky çmim për të ka të bëjë më shumë me nocionin e shpresës. (Zeri i Amerikes)