Baba Luan

Baba Luan

Luan Krasniqi është bërë për herë të parë baba. Vajza e tij Melisa lindi më 15 prill dhe boksieri kosovar është shumë i gëzuar. “Jam i gëzuar, tashmë ne kemi një engjëll. Lindja e fëmijës është për mua më e rëndësishme se çfarëdo fitoreje”, ka thënë Krasniqi për Sport Bild.Vajza dhe bashkëshortja e tij Sueda janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë janë në shtëpinë e tyre në Rottweil.”Jam duke e shijuar çdo moment me familjen time”, shtoi ai.Përpos gëzimit që është bërë baba, Krasniqi është duke menduar edhe për karrierën e tij prej boksieri dhe shpreson për një rikthim në ring.“Dua që këtë vit të boksoj kundër një pop-boksieri. Negociatat me promotorin Klaus-Peter Kohl janë duke vazhduar», theksoi Krasniqi.Boksieri kosovar në nëntor të vitit të kaluar humbi me nokaut në raundin e tretë përballë ukrainasit Alexander Dimitrenko.