Cana i zhgënjyer

Cana i zhgënjyer

“Nuk mendoj se e kemi humbur titullin, por tash Bordeaux është favorit absolutisht. Ata po tregojnë lojëra fantastike. Ne do të mundohemi t’i fitojmë dy ndeshjet që kanë mbetur, me shpresën që Bordeaux do të bëjë ndonjë gabim. Kundërshtari ynë (Bordeaux) do të luajë në shtëpi të Caen. Por, do të luajë edhe me Monacon, e cila do të luajë me profesionalizëm duke i mbrojtur ngjyrat e veta. Sidoqoftë, Bordeaux është favorit i madh në këtë ndeshje, edhe pse Monaco nuk do të udhëtojë vetëm për pushim”, u shpreh Cana për uebfaqen franceze football365.fr. Stadiumi Velodrome nuk i ka sjellë edhe aq fat sivjet Marseilles. Ky klub i ka humbur në shtëpi 4 nga 6 ndeshjet e këtij sezoni, andaj lëshimet e bëra në shtëpi mund të konsiderohen si kryesoret për humbjen eventuale të titullit të kampionit, të cilin klubi francez e kishte në dorë deri para dy javësh. Megjithatë, kapiteni Cana thotë se më nuk ka vend për gabime, duke kërkuar me ngulm 6 pikë në ndeshjet e mbetura për të shpresuar në ndonjë ‘kiks’ të Bordeaux. Në rast se kjo nuk do të ndodhë, atëherë Cana thekson se Marseille duhet ta përfundojë gjithsesi sezonin në pozitën e dytë (ka 4 pikë më shumë se Lyon), i cili, sipas tij, ishte objektiv i klubit në fillim të sezonit.