Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, më datë 5 nëntor 2020, duke filluar nga ora 20:00 ka ftuar në një takim dialogu digjital organizata të shumta minotitare apo grupe imigruese në Norvegji.
Prapavija e takimit është infeksioni i lartë me korona virus tani për një kohë të gjatë dhe që është në rritje e siper e sidomos në mesin e disa grupeve të emigrantëve apo grupeve etnike minoritare këtu në Norvegji Qëllimi i takimit digjital është të kërkohet nje bashkëpunim i ngushte dhe i ndersjelltë me të gjitha organizatat, në parandalimin e shtimit të të rasteve me Covid -19, edhe atë duke përdorur masat preventive për parandalim të perhapjes së pandemisë. Në këtë takim digjital do të marrin pjesë: Ministri i Arsimit dhe Integrimit, Guri Melby, Ministri i Kulturës dhe Barazisë Gjinore, Abid Q. Raja, Ndihmës Drejtori i Drejtorisë Norvegjeze të Shëndetësisë, Espen Rostrup Nakstad dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Camilla Stoltenberg.
https://www.regjeringen.no/no/aktuelt/inviterer-til-dialogmote-om-korona-tiltak-malrettet-mot-innvandrermiljoer/id2783752/