Kështu ka deklaruar të hënën drejtori Ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare “Iniciativa Civile”, Miljenko Dereta, i cili ka insistuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhen shpejt, në një mënyrë radikale, me njohje të menjëhershme të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.“Është zgjedhje e popullit që jeton në Kosovë. Kosovarët kanë të drejtën e tyre të jetojnë atje ku kanë jetuar në mënyrën në të cilën duan të jetojnë, në një sistem, shtet, të cilin duan ta organizojnë. Besoj se, në këtë pikë, politika jonë e bllokimit të pavarësisë së Kosovës vetëm do të ngadalësojë diçka nga e cila Serbia nuk mund të shpëtojë, e kjo është njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Dereta.