Ky takim realizohet me ftesë të MPB-së që ju bë diasporës shqiptare nga Norvegjia per të bër një turnir futbolli apo thjeshtë një lojë miqësore mes veti.
Te ftuarit nga Norvegjia ishin perfaqësues të instucioneve të ndryshme si psh. shoqata Rilindja me stafin e Rdio Rilindja, dega e PDK-së nga Norvegjia, etj.
Kjo lojë futbolli u mbajtë me datë 15. korrik ne stadiumin e ashtuquajtur «SANTIAGO BERNABE» që gjindet ne Veternik të Prishtinës.
Ishte një lojë mjaftë e mirë dhe perfundoi me fitore ne favor të MPB-së ku arritën të shënojnë njëgol në epërsi.
Kjo lojë ishte mjaftë interesante dhe më tepër miqësore ku për herë të parë pas Pavarësisë së Kosovës organizohet një mafistemin sportiv i llojit të tillë dhe si mysafirë të ftohet diaspora shqiptare.
Me të perfënduar të lojës pjesmarresit e dy ekipeve vazhduan festimin e tyre në restaurantin e njohur EL ZORO, që gjendet perballë Ambasadës të Mbretërisë Britaneze, ku dhe u servuan me zgarë nga pronarët e lokalit dhe pritja dhe sherbimi ishte mjaftë në nivel të lartë. Poashtu në at ambient impozant nuk mungoi as muzika LIVE. Mysafirët i argëtoi këngëtari i njohur kosovar Fahrush Azemi me këngë të zgjedhura te reporuarit të tij, deri në orët e vona të pas mesnatës.
Diaspora ishte mjaftë e kënaqur nga organizim i llojit të tillë dhe u është mirnjohës tërë ekipit organiizativ, pra MPB-së dhe i falënderon per ftesën.
Në fund ne prononcimin e tyre per ALBANER.NO të dy palët u zotuan se do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen me bashkpunim mes veti dhe organizime të tilla, sepse vetëm ne ket form ofrojmë diasporen shqiptare me afer atdheut.
U realizua nga ana e Adrian Hoti-t i cili solli materialin nga Kosova ku dhe ishte pjesë e organizimit
Metush Bajrami