Abuzonte seksualisht me të bijën, arrestohet 64 vjeçari

Abuzonte seksualisht me të bijën, arrestohet 64 vjeçari

Prej një viti ka përdhunuar vajzën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zejmen të Lezhës, ku 64 vjecari me inicialet P.D, siç mësohet nga denoncimi i bërë në polici ka dhunuar seksualisht vajzën e tij 21 vjeçe. Ka qenë motra e saj më e vogël, 19 vjeçe që ka vendosur ti japë fund kësaj torture dhe të denoncojë babanë e saj. Burime zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se mbrëmë vonë 19 vjeçarja ka shkuar në polici dhe ka rrëfyer gjithçka, e më pas ka bindur të motrën të dëshmojë gjithçka ka ndodhur prej gati një viti. Uniformat blu kanë bërë shoqërimin e 64 vjeçarit, dhe pas ekspertizës mjeko-ligjore që vërtetonte gjithçka dëshmuan dy motrat, policia i ka vënë prangat babait monstër. Një tjetër fakt i rëndë që mësohet për këtë rast është edhe vetëhelmimi 4 muaj më parë i bashkëshortes së të arrestuarit. Sipas vajzave të saj, ajo kishte kuptuar se 64 vjecari abuzonte seksualisht me vajzën 21 vjeçe, dhe nuk e ka pranuar dot një gjë të tillë, por nuk ka patur as forcën të bëjë denoncim, ndaj i ka dhënë fund jetës. 64 vjeçari akuzohet për marrëdhënie me dhunë brenda gjinisë. /BalkanWeb/