Shkup: PDSH zgjodhi ekipin për marrëveshjen e re shqiptaro-maqedone

Shkup: PDSH zgjodhi ekipin për marrëveshjen e re shqiptaro-maqedone

 
Kjo sipas liderit të partisë Thaçi do të sfidonte opozitën maqedonase, nëse është vërtetë për një Maqedoni në NATO dhe BE, dhe nëse është për një marrëveshje të mirëfilltë të funksionimit të Maqedonisë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pasiqë sipas tij marrëveshja e Ohrit është e shuar.  «Definitivisht duhet t’u thuhet maqedonasve se raporti i pabarabarte e kolonial duhet te eliminohet. Qeverisja e Maqedonisë duhet të jetë partneritet i vërtetë, përfaqësimi adekuat duhet të zëvendësohet formulimi me partneritet të shqiptarëve dhe Maqedonasve dhe ajo e fundit se edhe inkuadrimi në UE dhe NATO nuk duhet të jetë shqiptarët si shërbëtor të inkuadrohen atje. Unë nuk kërkoj të drejta vetëm mundësoj një variant të të mbijetimit të Maqedonisë përndryshe situate do të zhvillohet shumë keq», deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.  Megjithatë, Thaçi, ka kërkuar nga këshilltarët e rinj, respektimin e pjesës që qëndron në Marrëveshjen e Ohrit, atë që thotë se çdo gjë mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të zgjidhet me mjete politike. Por mosperfillja e kesaj inicijative sipas tij do te shkaktoj kundër reaksion të shqiptarëve  «I vetëdijshëm se ai dialog mund të refuzohet, por pista demokratike e veprimit demokratikë është shumë e madhe por pas asaj sigurisht se shqiptarët do të refuzojnë shumë çështje tjera duke filluar prej bojkotit të Institucionit ma të lartë Parlamentit që mohon dialogun e deri te veprimet tjera politike duke nënkuptuar animimin e faktorit shqiptarë si brenda në Maqedoni Shqipëri Kosovë, bashkësisë ndërkombëtare por edhe testimin e vërtet të opozitës maqedonase. E vetmja gjë që u insistua nga ana ime që të ngel nga MO është formulimi i vitit 2001 që të gjitha mosmarrëveshjet mes shqiptarëve dhe maqedonasve në të ardhmen të zgjidhen me mjete politike», shtoi Menduh Thaçi.Ndryshe i pari që riaktualizoj kërkesën e shqiptarëve për një marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase në vend ishte kryetari i Gostivarit Rufi Osmani. Ai mes tjerash kërkoi që brenda një marrveshje të tillë të përfshihen edhe ndryshimet kushtetuese në bazë të së cilës Maqedonia në të ardhmen të definohet  si shtet binacional, gjegjësishtë shtet I barabartë I maqedonasve dhe shqiptarëve duke respektuar në tërësi edhe të drejtat e bashkësive tjera më të vogla etnike. Bashkim Sulejmani