BDK organizon protesta për barazinë e shqiptarëve

BDK organizon protesta për barazinë e shqiptarëve

Kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri tha për ALSAT se protestat kanë karakter kombëtar dhe do të jenë pa ngjyrim partiak. Me këto protesta sipas Shaqirit, shqiptarët do të ngrenë zërin kundër pozitës diskriminuese që po e aplikon politika maqedonase për rreth dy dekada me radhë.   “Protestat do të jenë me karakter kombëtar pa ngjyrim partiak, do të vihen në diskutim çështjet që janë shumë të rëndësishme dhe që prekin në thelb disa probleme për të cilat ne llogarisim se nuk është marrë përgjegjësia sa duhet nga subjekte të caktuara sidomos kur është çështja e statusit juridiko kushtetuese të shqiptarëve, ngecja e disa çëshjteve tjera që janë shumë të rëndësishme, mospërfillja e shqiptarëve nga ana e Qeverisë aktuale edhe në disa çështje që janë shumë domethënëse dhe jetike për kombin shqiptar në Maqedoni. Protesta janë krejt demokratike për të shpreh pakënaqësitë e popullatës shqiptare dhe për t’i shpreh të gjitha ato gjëra për cilat vlerëson popullata se kanë stagnuar dhe për t’i zgjuar disa struktura nga gjumi të cilat dëshëm apo jo kuptohet se nuk kanë bërë punë sa duhet edhepse premtimet dhe deklaratat e tyre kanë qenë krejt ndryshe prej asaj që sot ata bëjnë punë.”, deklaroi Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së.Shaqiri tha për ALSAT se pret një mbështetje të madhe nga të gjitha organizatat joqeveritare shqiptare, intelektualët si dhe unionet e studentëve shqiptarë. Protestat duhet të fillojnë në Shkup dhe më pas në të gjitha qytetet e tjera të banuara me shqiptarë. Për datën se kur do të mbahen ato, ende nuk është vendosur nga këshilli kordinues.Shkëlzen Aqifi