PDSH nuk pranon legjitimitetin e presidentit të ri nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov. Menduh Thaçi para mbajtjes së mbledhjes së kuvendit të kësaj partie në Komunën e Butelit ka deklaruar se shqiptarët kanë bojkotuar zgjedhjen e Ivanovit dhe për këtë arsye ai nuk mund të jetë presidenti i tyre legjitim.“Nuk e takojë unë atë dhe të gjithë e kanë të qartë se ai është kryetar vetëm i maqedonasve dhe i familjeve Selmani dhe Ahmeti. Shqiptarët këtë herë e deligjitimuan këtë institucion dhe politika e tyre tregoi se ka papajtueshmëri të madhe me mënyrën se si udhëhiqet shteti. Mendoj se Maqedonia me hapa të sigurt shkon drejt ambisit dhe drejt shkatërrimit, përgjegjës është vet zoti Gruevski dhe zoti Ahmeti si në aspektin ekonomik, si në aspektin e bllokimit të procesit integrues dhe si në aspektin e gjendjes katastrofale të drejtave kolektive të shqiptarëve”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.Ndërkohë kryetari i PDSH-së, Thaçi ka thënë se qeveria aktuale nuk ka kapacitet të çojë vendin drejt strukturave euro-atlantike, meqë politika e tyre është anti NATO dhe anti shqiptare në esencë dhe që shpreson se do të dështojnë shumë shpejt.“Asgjë nuk do të zgjidhet…mendoj se tani më është e pahijëshme nga ana e zotit Ahmeti që të luajë me durimin e mbarë opinionit shqiptar, ai nuk ka forcë as për një pulë e lëre më të vendojë ndonjë kusht. Politikisht është delegjitimuar totalisht, do të ishte më mirë që të jap dorëheqje dhe do të ishte mirë që të tërhiqet nga jeta politike”, shtoi Thaçi.Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi që kur ka prishur partneritetin me Nikolla Gruevskin, hapur është duke e kritikuar qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Ai ishte njëri nga liderët e vetëm shqiptarë që gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale haptazi kishte deklaruar se nuk do të votoj për asnjërin kandidatë presidencial /alsat-m/