Rufi Osmani: Kërkon marrëveshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Rufi Osmani: Kërkon marrëveshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Kryetari i ri i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, ka kërkuar që mes shqiptarëve dhe maqedonasve të bëhet një marrëveshje të re, e cila për bazë do të kishte ndryshimin e kushtetutës aktuale dhe ridefinimin e Maqedonisë, si një shtet që do të përbëhej nga dy etnitetet më të mëdha që jetojnë në këtë vend.Sipas Osmanit, realizimi i kësaj kërkese në do të mbronte bashkësitë etnike nga majorizimi. “Kjo marrëveshje do të nënkuptonte një autonomi të gjerë , jo vetëm të pushtetit politik , por mbi të gjitha të pushtetit financiar, ekonomik fiskal dhe do të nënkuptonte një ndërtim kushtetutar të asaj natyre nëpërmjet të cilës shteti do të funksiononte por njëkohësisht kombet në pakicë nuk do të majorizoheshin nga kombi në shumicë”, citohet të këtë thënë Osmani për RTK.