Certifikohen oficerët e lartë të FSK-së

Certifikohen oficerët e lartë të FSK-së

Në ambientet e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Prishtinë u bë certifikimi i gjeneratës së parë të oficerëve të lartë, të gradave nënkolonel dhe major.
Stërvitjet dhe aftësimi është mbajtur në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Prishtinë, të drejtuara nga oficerë të NATO-s. Pas certifikimit, këta oficerë do të kthehen nëpër njësitë e tyre për të përcjellë njohuritë e fituara gjatë kohës së trajnimit te pjesëtarët e tjerë dhe për t’ i zbatuar në praktikë.
Stefano Schippacase, Kolonel i KFOR-it tha se KFORI ka pranuar detyrën nga UNMIK-u që të ndihmojë në ngritjen dhe trajnimin e FSK-së.
FSK-ja është një ushtri e fuqishme, multietnike dhe moderne, kjo e gjitha për shkak të djemve dhe vajzave të guximshme që bëjnë pjesë në këtë ushtri, tha ai. Ndërkaq Ilir Qeriqi, Kolonel në FSK deklaroi se jenë gjenerata e parë, që kur kthehen prapa do të ju ndihmojnë prestarëve tjerë të FSK-së që të punojnë në mënyrë më të mirë.