Myftiu Tërnava udhëton për SHBA

Myftiu Tërnava udhëton për SHBA

Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava udhëtoi sot për SHBA respektivisht për në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Universiteti amerikan “Yellin” dhe Universiteti jordanez “Al al-Bayt”. Në këtë konferencë pritet që të marrin pjesë përfaqësues të spikatur nga ShBA- të, Azia e Evropa të cilët pritet që të diskutojnë për nevojën e forcimit ndërfetar e ndërnacional. Myftiu Tërnava pritet që të flasë për traditën e kultivimit të tolerancës ndërfetare në Kosovës. Gjithashtu në fjalën e tij Myftiu Tërnava do të flas edhe për nevojën e intensifikimit të dialogut ndërkonfesional e ndërnacional. Myftiu Tërnava pritet që të flasë edhe për të arriturat e Kosovës së pavarura si dhe për rolin që duhet të luajnë udhëheqësit fetar në afrimin e komuniteteve të Kosovës. (QIK)