Sipas njoftimit, nënshkrimi i këtij akti është bërë mbrëmë vonë.Në këtë marrëveshje, pos tjerash, thuhet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, “do t’i shërbej zhvillimit të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe interesave të paqes dhe të sigurisë në rajon”.Rrjedhimisht, “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, kanë vendosur të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës. /rel/