Vdiq nga kanceri në pankreas aktori amerikan Patrik Sueizi, 57 vjeç

Vdiq nga kanceri në pankreas aktori amerikan Patrik Sueizi, 57 vjeç

Zëdhënësi i familjes Sueizi tha se aktori vdiq dje në mënyrë të qetë e me familjen pranë. Sueizi u bë i njohur në fillim të viteve 1980 në përshtatjen për film të novelës për fëmijë The Outsider të shkrimtarit S.E. Hinton.Valltar profesionist, Sueizi shkëlqeu si aktor në vitin 1987 me rolin e tij në filmin Dirty Dancing dhe arriti kulmin e suksesit 3 vjet më vonë me filmin Ghost.Gjatë dy dekadave që pasuan, Sueizi luajti në filma të ndryshme në role të ndryshme. Në mars të vitit 2008, Patrik Sueizi njoftoi se vuante nga një formë vdekje prurëse kanceri në pankreas, nga i cili më pak 5 përqind e personave të diagnostikuar mbijetojnë 5 vjet. Sueizi punoi edhe shumë kohë pas diagnostikimit, duke luajtur në serialin televiziv The Beast./a/