Vakcina, parandalimi dhe trajtimi i gripit të derrave

Vakcina, parandalimi dhe trajtimi i gripit të derrave

Meqe keni prekur nje teme kaq te ndjeshme dhe aktuale, edhe pse s`jetoj ne vendet Skandinave, mbasi kerkuat mendimin tim, po mundohem te jap ne pika te shkurtera disa sqarime si perkrahje simbolike rreth shtjellimit te problematikes qe keni ngritur. Bartja e Infeksionit ndodhe permes Pikave te peshtymes ose sekreteve qe shperndan i infektuari gjate kollitjeve apo teshitjeve por edhe gjate te folurit ne hapesiren e afert rreth tij. Edhe pikat mikroskopikisht te vogla jane te mjaftueshme per nje kontaminim dhe Infeksion. Per kete arsye edhe preferohet qe te infektuarit apo te dyshuarit per infeksion te bartin maske mbrojtese per te ruajtur te tjeret nga Infeksioni. Eshte me rendesi te permendet se virusi i Gripit edhe jasht trupit te njeriut mund te mbijetoj nje kohe te caktuar, dhe ne kete menyre nje infeksion eshte i mundshem edhe me prekje (si psh shtrengim duarsh gjate pershendetjes me te semurin i cili me heret mund te kete kontaminuar duart me kollitje apo teshitje) apo prekje te objekteve te kontaminuara nga i semuri (si psh dorezes se deres apo objekteve pererreth qe mund ti kete kontaminuar i semuri me kollitje apo teshitje etj) dhe pas te tilla kontakteve, eshte mire para se te prekni ftyren ose mukozat tuaja me duar, si dezinfektoni apo pastroni duart. Per te infektuarin, propozohet izolimi per te ruajtur te tjetet nga infeksioni, kurse edhe pas kalimit te simptomeve te Gripit dhe etheve, preferohet se paku edhe 24 ore shmangia e kontaktit me te tjeret, ndersa eshte me rendesi te theksoj se ne ekspertizat te te infektuarit ne disa raste edhe 8 dite pas kalimit te simptomatikes se Gripit, te i semuri jane gjete virus te gjalle, pra edhe 8 dite pas “sherimit” ne disa raste ekziston mundesia e infektimit te personave pererreth. Gjate Gripit organizmi i te semurit krijon Imunitet ndaj Gripit, krijon ne gjak antitrupa ndaj gripit, por meqe viruset kan aftesi per mutacione dhe ndryeshojne, ekziston edhe pas sherimit mundesia per nje ri-Infeksion nga nje virus i ndryshuar, per kete arsye edhe nga ata qe kan kaluar Gripin, kerkohet respektimi i masave te domosdoshme higjenike mbrojtese njesoj si ata qe ende sjane semure.Shenjat(Symptomet) e te semurit nga Gripi i derrave jane: shfaqja e menjehershme e etheve-temperatures se ngitur, Kollitja, Teshitja, shkumja e hundvee nganjeher edhe e loteve, barkeqitja dhe vjelljet(jo gjitheher), skuqja e syve ose pezmatimet e konjuktivave, plogshtia, dhembjet e fytit si dhe edhe humbja e oreksit (apetitit) per te ngrene. Po shkruaj dicka edhe per Vakcinimin kunder Gripit te Derrave … Ka shume thashetheme dhe dilema per apo kunder vakcinimit. Vakcinimi s`eshte i obliguar dhe secili vet mund te vendose se a don te vakcinohet a jo.Duhet ti keni parasysh disa pika nese vendosni te Vakcinoheni:-Vakcinimi kunder Gripit sju ofron siguri te 100% se s`do te infektoheni ne te ardhmen nga Gripi, ne baze te pervojes siguria pas Vakcinimit mezi arrine nje perqindje 50-60 %,-duhen te Vakcinoheni 2 here nese doni te keni nje siguri me te madhe sepse tek pas vakcinimit te dyte keni nje shance me te madhe per te pas nje imunitet me te madh,-tek pas afer tre javesh vakcinimi tregon efikasitetin e vetdhe trupi juaj krijon nje imunitet te kenaqeshem per mbrojtje nga Gripi i Derrave, d.m.th. trupit tuaj i duhen tre jave pas vakcinimit per te krijuar imunitetin e duhur,-edhe pas atyre qe permenda me lart, pra edhe pas dy vakcinimeve, keni nje Imunitet deri ne njefar mase, por sjeni 100% te siguruar se s`do te infektoheni sepse siq permenda me lart viruset kane aftesi te ndryeshojne(mutacione) dhe nga viruset e ndryeshuar mund te infektoheni serish edhe pse jeni vakcinuar. Une personalisht edhe pse si mjek jam vazhdimisht i rrezikuar nga nje infeksion pasi qe jam ne kontakt me te infektuar qe vijne ne trajtim, per shkak te arsyeve qe permenda me lart s`jam vakcinuar dhe se kam ndermend te vakcinohem. Megjithat une te tjerve ua preferoj Vakcinimin.Ju mbetet vet te vendosni se a doni te Vakcinoheni a jo. Dhe ne fund po mundohem shkurtimisht te permend disa nga efektet e padeshiruara (efektet anesore te vakcines) qe mund te paraqiten te ne Vakcinuarit:-Personat qe vuajn pre Alergjive te ndryshme para se te vendosin per Vakcinim duhet te konsulltohen me Mjekun e e shtepise para se te vendosin te Vakcinohen per te shmangur reaksionet e padeshirueshme.-Te ata qe jane Vakcinuar, shenjat e alergjise shfaqen pas Vakcinimit dhe ne rast te shenjave si kruarje e menjehershme e lekures ne nje pjese apo ne tere trupin, ndjenja e ngushtimit te rrugeve te frymemarrjes spo ajtjes se fytit dhe rrenjes se Gjuhes apo edhe frymezenjes, duhet urgjentisht menjeher te paraqitet te mjeku. Edhe nje here e them se para vakcinimit per ti shmangur keto reaksione te padeshirueshme bisedoni me mjekun tuaj.-Veqanerisht kujdes kerkohet para se te vendoset Vakcinimi nga grate shtatezena apo nga ato me foshnje qe ende ushqehen me qumshtin e nenes si dhe ato qe ne muajt e pare pas Vakcinimit kan planifikuar te kene femije, per arsye se edhe pse sjane te studiuara komplikacionet eventale, mund te llogaritet ne demtim te femijes se posalindur ose ende te palindur.-Te te vakcinuarit pas vakcinimit nganjeher mund te shfaqen efekte te padeshiruara si psh: lodhje, plogeshti, dhembje, skuqje ose ajtje ne vendin e vakcinimit, kokedhembje, djersitje, kurse shume rralle ne 1 ne 10 000 raste mund te pasojne sidomos te femijet edhe demtime te veshkeve, demime dhe perzmatime te nervave ne rastet e renda edhe qrregullime serioze deri ne forma paralize.. Dhe per FUND si keshille shoqerore, kisha deshiruar qe kjo shkrese e imja te mos lendoj deshiren tuaj per tu vakcinuar, prap e them se une ua preferoj Vakcinimin.sepse nje i Vakcinuar ka me pak mundesi te semuret nga griüi i derrave sesa nje i pavakcinuar, por siq thash eshte mire te para vendimit tuaj te bisedoni me mjekun tuaj ose te respektoni pikat qe permenda me lart. Me shume pershendetje nga Hamit Manxholli Gjermani